Pesë kompani nga Maqedonia dhe gjashtë nga Serbia të sektorit të Teknologjisë Informatike morën pjesë në panairin më të madh të teknologjisë informatike që u mbajt në Barcelonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Panairi u mbajt nga 27 shkurt e deri më 2 mars dhe u vizitua nga mbi 100 mijë vizitorë. Kompanitë morën pjesë në aktivitetin e rrjetizimit që u organizua nga rrjeti evropian për kompani.
Në aktivitet u prezantuan prirjet më të fundit inovative të teknologjisë së lartë. Pjesëmarrja e kompanive nga Maqedonia dhe Serbia në këtë panair u mundësua nga USAID-i./Telegrafi/