Site icon Telegrafi

Kompani e dyshuar offshore synon ta blejë Makpetrolin

Një kompani e dyshimtë offshore nga Qiproja, ka shfaqur interesim për të hyrë në tregun e Maqedonisë, për aksionet e Makpetrolit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kompania Ballkan Petroleum Limited, ka shfaqur interesim për të blerë Makpetrolin, ndërkaq të dhënat e kompanisë tregojnë se është themeluar para 12 ditësh në Londër, përmes një ndërmarrje qipriote, e cila gjithashtu është themeluar para një kohe të shkurtër. Themelues të kësaj kompanie janë dy persona, kurse është themeluar me vetëm 1000 euro.

Për aksionet e Makpetrolit, kjo kompani ofron 25908 denarë, kurse aksionet në bursë shiten për 19770 denarë. Megjithatë, Këshilli drejteus i Makpetrolit kanë bërë të ditur se dokumentacioni i kësaj kompanie është i pakompletuar./Telegrafi/

Exit mobile version