Dy gra në Los Angeles kanë themeluar kompaninë "Alibis and Paybacks". Ato reklamojnë veten si "shërbimi i hakmarrjes së fundit ", e ofrojnë alibi dhe hakmarrje të gjitha llojeve.
Më së shpeshti ato angazhohen nga gratë e tradhtuara apo njerëzit të cilët i ka lënduar dikush, dhe dëshirojnë t’ua kthejnë atë. Ofrojnë edhe alibi për të gjitha rastet, përfshirë mungesën nga puna, tradhtinë bashkëshortore apo shkëputjen e ndonjë lidhjeje.
Tek kjo ide kanë ardhur kur Ferguson e ka humbur vendin e saj të punës. Familjarët dhe miqtë shpesh i kanë ftuar kur kanë dashur “t’ua punojnë dikujt” prandaj kanë vendosur që nga idetë e tyre të hapin një punë të re.
Një grua ka kërkuar që publikisht t’ia poshtërojnë burrin, prandaj gratë kanë kapur pllakate në të cilat e akuzojnë atë se shpenzon të gjitha paratë në striptize në vend të fëmijëve.
Çmimet sillen prej 35 deri në 250 dollarë, varësisht nga shërbimi. Deri më tani askush nuk i ka paditur.