Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, ka mbajtur sot tubim me banorët e Komoranit. Një numër shumë i madh i banorëve të Komoranit, ishin sonte në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj për kryetar të Drenasit.
“Të pranishëm në këtë tubim, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet për kryetar të komunës, që do të mbahen më 18 dhjetor në Drenas, ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari i NISMA’s, Bilall Sherifi, kryetari i AKR’së në Drenas, Elmi Thaçi, anëtarë të kryesisë, dhe deputetë të NISMA për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media.
Në këtë tubim madhështor të mbajtur në Komoran, fjalim rasti para banorëve të Komoranit, ka mbajtur kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari Bilall Sherifi dhe kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj./Telegrafi/