Telegrafi

Komodo, shtëpia e hardhucës më të madhe në botë – vizitorët paguajnë njëmijë dollarë për të hyrë në ishull

Ishulli indonezian i Komodo, shtëpia e hardhucës më të madhe në botë, të njohur si dragoi Komodo, nuk do të mbyllet për turistët vitin e ardhshëm ashtu siç ishte paralajmëruar.

Por në këmbim, do të ketë një lloj skeme anëtarësimi për vizitorët, të cilët do të duhet të paguajnë 1,000 dollarë për të shuar kërshërinë e tyre mbi vendin e veçantë dhe krijesat e tij të rralla.

Në muajin korrik ishte njoftuar se ishulli do të mbyllej në janar për të mbrojtur këto specie të rrezikuara dhe habitatin e tyre. Aktualisht, tarifa që paguajnë turistët për të hyrë në ishull është vetëm 10 dollarë.

Vitin e kaluar, Komodon e vizituan 176,mijë vetë, ndërkohë që një dekadë më parë, numri i vizitorëve nuk shkonte më shumë se 44 mijë.

Sipas autoriteteve lokale, turistët, numri i të cilëve është shtuar ndjeshëm, po ndërhyjnë në proceset e çiftëzimit të zvarranikut të njohur aziatik, i cili mund të rritet deri në tre metra, ka dhëmbë tepër të mprehtë dhe një kafshim helmues. /tch/