Site icon Telegrafi

Komiteti për hetime të fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze heton rrëzimin e aeroplanit në Shkup

Në vendin ku ka rënë avioni ‘Piper PA 34-200 T Seneka’ në Shkup, kanë dalë ekipet e Komitetit për hetime të fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky komitet është një trup i pavarur hetues, i themeluar sipas obligimeve të Konventës ndërkombëtare për aviacion civil, që është nënshkruar nga Maqedonia.

Lexo po ashtu E pabesueshme: Për 30 vite në Maqedoninë e vogël kanë ndodhur tetë aksidente ajrore ku kanë vdekur qindra njerëz (Video)

Për këtë fatkeqësi, fillimisht njoftuan banorët lokal të cilët kanë dëgjuar eksplodim dhe kanë parë flakë, ndërkaq zhdukjen e aeroplanit nga radarët e ka paraqitur në MPB Kontrolli për fluturime në aeroportin e Shkupit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Lexo dhe shih më shumë rreth këtij incidenti
Exit mobile version