Site icon Telegrafi

Komiteti i Senatit mbështeti emërimin e James Mattis për shef të Pentagonit

Komiteti i Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura me shumicë votash vendosi sot që të rekomandojë zgjedhjen e gjeneralit të pensionuar, James Mattis, për Sekretar të Mbrojtjes, i cili nga Presidenti Donald Trump është propozuar për këtë post.

Komiteti votoi me 26 vota për, një kundër, për të mbështetur emërimin e Mattis nga Senati për shef të Pentagonit, për të marrë detyrën të premten, kur Tramp do ta jep betimin si President i SHBA-ve.

Ndryshe, ligjet amerikane për 7 vite e ndalojnë që oficerët e Ushtrisë amerikane të kryejnë funksione civile dhe për këtë është dashur vota Senatit Amerikan për t’u zgjedhur  Mattis Sekretar i Mbrojtjes, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version