Site icon Telegrafi

Komiteti i Senatit Çek shpall presidentin Zeman “të papërshtatshëm për detyrë”

Komiteti i Senatit Çek për Çështjet Kushtetuese e ka shpallur presidentin Milos Zeman të papërshtatshëm për detyrë për arsye shëndetësore, njoftoi të martën kryetari i komitetit, Zdenek Hraba.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo masë do të duhej të miratohej nga të dy dhomat e parlamentit me një shumicë të thjeshtë.

Nëse ndodh diçka e tillë, autoriteti i presidentit do t’i kalonte përkohësisht kryeministrit dhe drejtuesve të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit.

Megjithatë, Zeman do të mbajë titullin e tij presidencial.

Kryeministri çek Andrej Babis, megjithatë, bëri thirrje për një vonesë në marrjen e këtij hapi.

Një vendim nuk pritet para 8 nëntorit, kur Dhoma e Deputetëve e sapozgjedhur, dhoma e ulët e parlamentit, mblidhet për seancën e saj të parë.

Zeman ka qenë në kujdes intensiv në Spitalin Qendror Ushtarak në Pragë që nga 10 tetori. Megjithatë, zyrtarisht, jashtëzakonisht pak dihet për gjendjen e tij mjekësore.

Sipas spitalit, Zeman po trajtohet për komplikimet e një prej sëmundjeve të tij kronike dhe gjendja e tij konsiderohet e qëndrueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version