Telegrafi

Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së sonte në mbledhje

Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së sonte do të mbajë mbledhje, ku pritet të miratohen vendimet e mbledhjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv të partisë më të madhe opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Komiteti Qendror është organi më i lartë vendimmarrës i partisë mes dy kongreseve, ndërsa mbledhje pritet të fillojë në orën 19:30, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja në mbledhjen e djeshme të KE vendosi tri kërkesa, qeveri teknike me mandat prej 100 ditësh sipas modelit të Përzhinos, Prokuror Publik i ri dhe komisioni hetimor parlamentar për referendumin.

Në mbledhjen e djeshme u cek se partia nuk e pranon rezultatin e referendumit, ndërsa marrëveshjen e Prespë e konsiderojnë të vdekur politikisht./Telegrafi/