Site icon Telegrafi

Komiteti i përbashkët për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mbajti mbledhjen e parë

Sot u mbajt mbledhja e parë i Komitetit të përbashkët ndërdisiplinor të ekspertëve mbi çështjet historike, arkeologjike dhe arsimore.

Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, mbledhja u mbajt në atmosferë miqësore në përputhje me frymët dhe parimit e marrëveshjes së Prespës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dy palët miratuan rregulloren e Punës së këtij komisioni dhe ranë dakord mbi dinamikën e takimeve të ardhshme.

Në përputhje me nenin 8 nga marrëveshja e Prespës, u mor vendim i përbashkët të punohet në heqjen e referencave të caktuara në tekstet që ishin të pranishme në të kaluarën./Telegrafi/

Exit mobile version