Telegrafi

Komiteti i përbashkët i ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore sot dhe nesër në takim të ri në Athinë

Siç njoftojnë nga AIM, komiteti i përbashkët i ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, prej sot filloi takimin e tretë dyditor për librat.

Është paraparë që bisedimet të zhvillohen edhe gjatë ditës së nesërme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimi i fundit u mbajt në Shkup më 22 dhe 23 mars, ndërsa në njoftimi e përbashkët MPJ-të të dy vendeve paralajmëruan se takimin e ardhshëm “pritet që puna e takimit të dytë të përmirësohet, me qëllim të formulohen rekomandimet për përmirësimin e ardhshëm nga ana e Këshillit për bashkëpunim në nivel të lartë”.

Në takimin e kaluar, nga ministritë njoftuan se në atmosferë konstruktive, të dy delegacionet “vëmendja të veçantë i kushtuan çështjeve për programet arsimore dhe librat që janë në përdorim dhe u dakorduan për harmonizimin e tyre, sipas marrëveshjes së Prespës”./Telegrafi/