Zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane kanë thënë se votimi për zgjedhjet e vitit 2020, ishte më i “sigurti në historinë amerikane”, duke hedhur poshtë pretendimet për mashtrim nga presidenti amerikan Donald Trump.
“Nuk ka asnjë provë që ndonjë sistem fshiu ose ndryshoi votat”, njoftoi komiteti.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, reagimi i zyrtarëve vjen pasi Trump pretendoi pa ndonjë provë se 2.7 milionë votat e tij ishin “zhdukur”.
Ai ende nuk e ka pranuar fituesin e parashikuar të zgjedhjeve presindenciale, demokratin Joe Biden.
Rezultati u projektua në fundjavën e kaluar, nga të gjitha rrjetet kryesore televizive në SHBA. /Telegrafi/