Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-ve ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ratifikimi i Protokollit bashkërisht në rrjetin social ‘Facebook’ e publikuan ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Reeker, i cili është për vizitë në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Hapi i ardhshëm deri në ratifikim të plotë është kur Protokolli do të votohet në Senatin amerikan.
Dritë të gjelbër për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO deri tani kanë dhënë 21 vende anëtare të NATO-s. Pritet që së shpejti ratifikimin ta kryejnë edhe tetë shtetet tjera me çka vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare i 30-të i NATO-s./Telegrafi/