Site icon Telegrafi

Komiteti për politikë të jashtme AFET miratoi propozim-rezolutën për Maqedoninë

Interparliamentary meeting with delegations from the Foreign Affairs Committees of the National Parliaments. Exchange of views with Johannes HAHN, European Commissioner for European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations

Komiteti për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian – AFET, e miratoi propozim-rezolutën për përparimin e Maqedonisë në eurointegrime, me 54 vota për dhe 8 vota kundër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas korrespondentit të agjencisë AIM nga Brukseli, fillimisht eurodeputetët ranë në ujdi për 28 amandamente, ku përmenden edhe termet ”Maqedonia” dhe ”maqedonase”, e të ngjashme.

Eurodeputetët parashohin edhe qeverisje të re në Maqedoni, duke kërkuar ”tranzicion transparent dhe në pajtim me kërkesat dhe procedurat kushtetuese dhe ligjore”. Kështu, kjo është rezoluta e tetë me radhë pozitive për Komisionin Evropian për të filluar bisedimet, duke vënë si kusht zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos dhe reformat urgjente prioritare.

Propozim-rezoluta vlerëson zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit të vitit të kaluar si zgjedhje të rregullta, pa probleme dhe të standardeve ndërkombëtare, përfshi udhëzimet e OBSE/ODIHR-it.

Një nga amandamentet e Parlamentit Evropian ka të bëjë edhe me komunitetin LGBT në Maqedoni, përmes së cilit, qeverisë dhe partive politike duhet t’u bëhet me dije për përgjegjësinë e tyre që me ligj dhe në praktikë të përfshihet kultura e tolerancës, promovimi i barazisë gjinore dhe më shumë pjesëmarrje të grave në jetën politike dhe në punësim.

Propozim-rezoluta kërkon nga Maqedonia që të ndërmerr masa për arritje të pajtimit historik për tejkalimin e ndasive ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike dhe kombëtare, përfshirë edhe qytetarët e identitetit bullgar.

Rezoluta do të jetë në seancë plenare të PE-së më 14 mars. Të rikujtojmë se rezolutat e Parlamentit Evropian nuk kan rol detyrues, por këshillues./Telegrafi/

Exit mobile version