Site icon Telegrafi

‘Komiteti për mbrojtjen e të drejtave’ propozon ligj për rihapjen e rasteve të montuara gjyqësore në Maqedoni (Video)

Komiteti për mbrojtjen e të drejtave propozon ligj për përsëritjen e proceseve gjyqësore për rastet e montuara politike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me këtë ligj, siç thonë nga Komiteti, do të ketë rihapje të proceseve për të cilat ka indikacione se mund të jenë raste me prapavijë politike.

“Me këtë ligj, shteti më në fund do të pranojë se ka pasur raste politike dhe të burgosur politik. Me pjesëtarë të njësive speciale bëheshin burgosjet në orët e hershme të mëngjesit. Afati i paraburgimit zgjaste më gjatë nga afati maksimal i lejuar, në disa raste edhe deri më 30 muaj paraburgim”, thonë nga komiteti.

Ish agjenti i zbulimit, Sllobodan Bogoevski e dha shembullin e vet, ai dëshmoi për kushtet në burgjet e Maqedonisë dhe për traumat psikologjike që kalojnë të burgosurit.

Për një pjesë të profesorëve universitarë të cilët tani janë pjesë e Këshillit për reforma në gjyqësi, ky propozim është bazë e mirë për kthimin e besimit të qytetarëve te ligji dhe drejtësia.

“Do të ketë pengesa në caktimin e asaj se cilat raste duhet të rihapen, sepse të gjithë të dënuarit mendojnë se janë të dënuar në mënyrë të padrejtë dhe se rasti i tyre është i montuar, por për këtë jemi këtu të debatojmë për këto çështje”, tha profesor Ljubomir Frçkovski./Telegrafi/

Exit mobile version