Site icon Telegrafi

Komiteti për Mbrojtje të të Drejtave: Në paraburgim shkojnë vetëm vrasësit e tmerrshëm!

Për dallim nga të vrasësit e tmerrshëm, në rastin e ministreshës Kançeska Mileska, gjykata vendosi të mos i marrë as pasaportën, ky është reagimi i Komitetit për mbrojtjen e të drejtave, duke thënë se janë të shqetësuar nga qasja selektive e gjyqtarëve në Gjykatën Penale të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Para dhjetë ditëve e më shumë, Komiteti ka kryer aksion për të zëvendësuar masën e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak, për më shumë se dhjetë persona, për të cilat ekspertët e angazhuar nga ne, kanë konstatuar në mënyrë decide se paraburgimi është absolutisht i panevojshëm. Por për shkak se bëhet fjalë për vrasës të tmerrshëm, gjykatësit vendosën të vazhdojë torturën për to, edhe pse nuk ka nevojë për abuzim të tillë të ndodh…Gjyqtarët vazhdojnë të shkelin mbi ligjin, kushtetutën dhe ligjet që janë mjet i përbashkët i ekzekutivit, i cili është kundër aktit kushtetues në vete’, kjo sipas Komitetit për Mbrojtjen e të drejtave. /Telegrafi/

Exit mobile version