Site icon Telegrafi

Komiteti për mbrojtje të të drejtave kërkon që rasti “Monstra” të kthehet për rigjykim

Komiteti për mbrojtje të të drejtave sot ka përshëndetur qëndrimin e Prokurorisë Publike për pranimin e ankesave që rasti “Monstra” të kthehet për rigjykim, me qëllim që të largohen dyshimet dhe të zbardhet e vërteta.

Nga Komiteti i bëjnë thirrje Gjykatës së Lartë të jetë e pavarur dhe e paanshme dhe ta kthejë lëndën për rivendosje, ndërsa organet kompetente të zbardhin të vërtetën dhe fajtorët të dënohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komiteti thekson se qasja e këtillë e Prokurorisë dhe gjyqësorit duhet të vazhdojë tek të gjitha lëndët tjera, rastet e montuara politike, pa marrë parasysh konotacionin etnik të cilit do rast. PSP-ja duhet ta bëjë këtë atje ku është kompetente dhe ku posedon materialet e përgjuara”, thuhet në njoftimin e Komitetit.

Ata më tej shtojnë se reformat në gjyqësor do të ndodhin vetëm pasi të zbardhen rastet e montuara politike./Telegrafi/

Exit mobile version