Site icon Telegrafi

Komiteti për mbrojtje të të drejtave ka formuar Këshillin e ekspertëve për lëndët e paraburgimit

KMD ka formuar këshillin e ekspertëve i cili do ti shqyrtojë lëndët e paraburgimit dhe do të jep mendim profesional lidhur me atë se për cilët lëndë nuk nevojitet paraburgim, transmeton Telegrafi Maqedoni

Ky Këshill i ekspertëve përbëhet nga: Valentin Zafirov nga Velesi, avokat aktual me përvojë pune njëzetvjeçare nga të cilët 15 vite përvojë si gjykatës penal; Naser Raufi nga Shkupi – avokat aktual me përvojë shumë të madhe në lëndët penale, dhe Ilija Tanev nga Shkupi – ish gjykatës me përvojë më se njëzet vjeçare nga të cilat njëmbëdhjetë vite si gjykatës penal.

Komiteti thekson se këto ekspertë janë profesionistë në sferën e të drejtës penale dhe kanë marrë pjesë në një numër shumë të madh të lëndëve të paraburgimit si gjykatës apo avokatë me se garantohet profesionalizmi i tyre./Telegrafi/

 

Exit mobile version