Rreth pesë mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, 2008, kanë shënuar sot Ditën Olimpike 2018.
Aktiviteti kryesor u mbajt në Prishtinë, ku morën pjesë rreth 2 500 fëmijë. Ata vrapuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri.Në kategorinë e vajzave e para doli Medina Fejza nga shkolla “7 Marsi”, vendin e dytë e zuri Dea Halimi nga shkolla “Elena Gjika”, ndërsa në vendin e tretë përfundoi Medina Bilalli nga shkolla “Zenel Hajdini”.
Ndërsa te djemtë kishte pjesëmarrës më shumë dhe garat ishte me interesante.
I pari nga djelmoshat doli Engjëll Shehu nga shkolla “Mileniumi i Tretë”, vendin e dytë e zuri Rin Ahmeti nga Shkolla “Hasan Prishtina” ndërsa në vendin e tretë hynë dy garues me të njëjtën kohë Eduart Haliti dhe Jon Ramadani nga shkolla “Zenel Hajdini”.
Në fund u ndanë edhe medale për garuesit e vegjël në dy kategori, për meshkuj dhe femra.
Besim Hasani deklaroi pas mbarimit të vrapimit për KosovaPress se është mjaftë i lumtur se çdo gjë ka shkuar ashtu siç KOK-u ka planifikuar dhe do të mundohet që këtë organizim ta vazhdojë edhe më tutje pasi ky është një projekt qindvjeçar.
Garuesja e cila zuri vendin e parë në kategorinë e femrave deklaroi shkurt se ishte shumë e gëzuar për suksesin që arriti në Ditën Olimpike të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Ky ishte edicioni i shtatë që Komiteti Olimpik i Kosovës shënoi këtë ditë, pas atyre të organizuara në vitet 2012, 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2017.