Telegrafi

Komiteti Olimpik: Kosova nuk merr pjesë në garat ku ndalohen simbolet shtetërore

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, në mbledhjen e mbrëmshme, ka vendosur që të mos merret pjesë në asnjë garë ndërkombëtare, në të cilat ndalohen simbolet shtetërore të Kosovës.

“Ky vendim i obligon federatat që të mos marrin pjesë në asnjë garë ndërkombëtare, nëse ndalohen simbolet shtetërore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Bazuar në këtë njoftim, Komiteti ka diskutuar edhe lidhur me përgatitjet për prezantimin e Kosovës në olimpiadën Rio 2016.