Komiteti Olimpik Evropian (KOE) me në krye ushtruesin e detyrës së presidentit, Janez Kocijanic, ka nderuar presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.
Ai e nderoi të parin e KOK-ut, duke e ftuar të bëjë ndarjen e medaljeve në dy disiplina të atletikës.
Hasani ndau medaljet për fituesit në disiplinën hedhje e gjyles, kurse më pas në kërcim së larti (meshkujt), transmeton Kosovapress.
Gjatë qëndrimit në EYOF, Hasani dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, kanë takuar zyrtarë të Komitetit Olimpik Evropian dhe të Komiteteve të shteteve të ndryshme.