Duke folur në Kombet e Bashkuara gjatë ditës së sotme, Bach ka thënë se “bojkotet janë në kundërshtim të thellë me shpirtin sportiv, dhe ia pamundësojnë sportit të vazhdojë përpjekjet për paqe, mirëkuptim të ndërsjelltë dhe solidaritet”.
Bach ka folur në një seancë të OKB-së, në të cilën u miratua një rezolutë simbolike, përmes së cilës kërkohet armëpushim në gjithë botën gjatë kohës së mbajtjes së lojërave.
Ligji rus kundër “propagandës homoseksuale tek të miturit” ka shtyrë aktivistë të të drejtave të homoseksualëve të bëjnë thirrje për bojkotimin e lojërave. /Tribuna/Telegrafi/