Komiteti Ndërkomëtar i Kryqit të Kuq të Kosovës ka ndihmuar me një mijë pako për familjet në nevojë dhe ato që janë të prekura nga pandemia COVID-19.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të MPBAP-së, Xhelal Sfeçla ka pritur në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashi.
Gjatë këtij takimi, përveç ndihmës, është diskutuar edhe për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Me këtë rast, Sveçla, falënderoi KNKK-në për ndihmën e dhënë në këto kohë të vështira për vendin. /Telegrafi/