Telegrafi

Komiteti i Helsinkut në Maqedoni thotë se vendi është vetëm rrugë për emigrantët

Victory (June 17/2015) Her unkempt hair was free and wild. She was lively and giggled at the little things. Like the sound of the other children singing. "Smile!" I told her before snapping a photo. She threw her had back chortling. (Priscilla Hwang)

Edhe Komiteti i Helsinkut në Maqedoni i është bashkangjitur debatit për emigrantët, temë kjo që është hapur nga degë të partisë në opozitë, OBRM-PDUKM duke thënë se në Maqedoni do të ndërtohen kampe ku do të sillen refugjatë dhe sipas tyre refugjatët do të jenë të dëmshëm për vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Si edhe në të kaluarën, në vitet 2015 dhe 2016, ka pasur tranzit të refugjatëve në vend dhe asnjë prej tyre nuk është ndalur në Maqedoni. Gjithësejt 472.437 njerëz nga vendet e luftërave kanë shfrytëzuar vendin tonë për të shkuar në Evropë. Për ta Maqedonia është vetëm tranzit dhe në asnjë mënyrë nuk ka qenë në planet e tyre si destinacion i dëshiruar dhe përfundimtar.”

Përndryshe, Maqedonia nëpërmjet MPB-së ka hartuar një strategji, të kërkuar nga vendet e BE-së, për t’u kujdesur për refugjatët. /Telegrafi/