”Platforma kundër gjuhës së urrejtjes” u bën thirrje institucioneve kompetente shtetërore, Ministrisë së punëve të brendshme (MPB), prokurorive publike dhe gjykatave, të ndërmarrin masa urgjente kundër gjuhës së urrejtjes. Përkujtojmë se mos dënimi, përhapja dhe promovimi i gjuhës së urrejtjes në hapësirën publike paraqet tolerancë dhe arsyetim të gjuhës së urrejtjes. Aq edhe më keq, inkurajohet përdorimi i tij që pashmangshëm shpie kah rreziku që të rezultojë me vepra nga urrejtja, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Platforma e përshëndet njoftimin dhe kërkesën për ndjekje penale nga ana e Shoqatës së gazetarëve (ShGM) dhe Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve në media (SPGM) lidhur me përhapjen dhe promovimin e gjuhës së urrejtjes nga ana e Milenko Nedellkovski.
Personi Milenko Nedellkovski, i cili është person publik, në më tepër raste është vërejtur duke përhapur dhe promovuar gjuhë të urrejtjes, si në profilin e tij të Facebook, ashtu edhe në tekste të publikuara (shkrime). Gjuha e urrejtjes me të cilën shërbehet Nedelkovski në mënyra të ndryshme provokon përhapje të mëtejme të gjuhës së urrejtjes nga persona tjerë, në formë të komenteve dhe reagimeve.
Në rastin konkret i cili edhe është lëndë e njoftimit të ShGM, gjuha e urrejtjes është drejtuar ndaj gazetarëve, ndërsa në raste tjera si viktima të gjuhës së tij të urrejtjes identifikohen përfaqësues politik, aktivistë qytetarë dhe pjesëtar të grupeve të margjinalizuara. Shfrytëzimi i gjuhës së urrejtjes nga ana e Nedelkovskit, është regjistruar edhe nga përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, OSBE, të cilët reaguan me dënim, ndërsa kërkuan edhe reagim nga Këshilli për etikë në media.
Anëtarët e Platformës në shumë raste dorëzuan edhe parashtresa deri te Ministria e punëve të brendshme dhe Prokuroria publike, por asnjë rast nuk është proceduar, e as që janë mara masa për ndjekje penale nga ana e organeve kompetente. Së këndejmi, Platforma bën thirrje deri te organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente për ndjekje dhe dënim të Milenko Nedellkovskit. “Dënimi adekuat do të parandalojë dhe pengojë përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe thirrjes për dhunë në të ardhmen“, njoftojnë nga Komiteti im Helsinkit./Telegrafi/