Me rasti e Ditës ndërkombëtare të romëve, Komiteti i Helsinkit në Maqedoni përmes një kumtese thekson se akoma vazhdon diskriminimi i kësaj bashkësie në Maqedoni. Nga Komiteti i Helsinkit thonë se, si pjesë përbërëse e shoqërisë romët duhet të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët tjerë në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Do të kishim dashur që në frymën e shënimit të kësaj dite, ta theksojmë shqetësimin tonë për statusin e romëve në shtet dhe diskriminimin, por edhe getoizimin e vazhdueshëm sistematik. Veçmas jemi të shqetësuar për planet më të reja të cilët bëhen në lagjen e romëve në Shuto Orizare, mes së cilave janë edhe shkolla e re “Shail Jusuf”, në të cilin vazhdojnë që të futen paralele tjera nga shkolla të mesme të Shkupit. Edhe më tej paralajmërimi për ndërtimin e pishinës në të njëjtën lagje, edhe përkundër mospasjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, nuk është bërë. Banorët e Komunës ende përballem me problem deri te qasja për mbrojtjen e shëndetit, ndërkaq nuk kanë gjinekolog amë”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit./Telegrafi/