Telegrafi

Komiteti i Helsinkit: Refugjatëve u jepet ushqim me cilësi të dobët dhe supë të prishur

Komiteti i Helsinkit në raportin javor mbi situatën e emigrantëve në pikat kufitare në Gjevgjeli dhe Kumanovë raportoi se numri i refugjatëve në kampin e Gjevgjelisë ishte 135, por deri në fund të javës ata ranë dhjetë, me origjinë nga Irani ku me çadra para janë zhvendosur në kamp, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më 19 rpill, refugjatëve u është dhënë vaksina kundër paralizës së fëmijëve (polio).

Helsinki konstatoi në përfundimin se situata në kamp në përgjithësi është paqësore.

“Vazhdojnë ankesat nga ana e refugjatëve në lidhje me ushqimin, i cili shpesh është i pamjaftueshëm dhe me cilësi të dobët. Në raste të izoluara, refugjatëve u ndahen supë të prishur, nga mbërmja e natës së fundit. Vetëm në 04/24/2016, kishte ushqim në mënyrë të konsiderueshme të mirë që është shpërndarë për refugjatët e Karitasit. Në kamp tregohet një nevojë për rekreacion dhe aktivitete të refugjatëve ku çdo ditë kalojnë atje”, thuhet në raport. /Telegrafi/