Telegrafi

Komiteti i Helsinkit: Qytetarët të denoncojnë parregullsitë gjatë referendumit

Zyra e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë të dielën më 30 shtator do të hapet gjatë gjithë ditës, me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve të denoncojnë shkelje të të drejtës zgjedhore në prononcimin për referendumin.

Komiteti i Helsinkit i inkurajon të gjithë qytetarët të cilët mendojnë se e drejta e tyre zgjedhore është shkelur ta denoncojnë rastin në Zyrën e Komitetit, që ndodhet në rrugën “Naum Naumovski Borçe” nr. 83. Nëse qytetarëve u duhet hartë për lokacionin e Komitetit mund ta gjejnë në faqen e internetit: http://mhc.org.mk/pages/contact.

Nëse qytetarët nuk kanë mundësi të vijnë deri te ambientet e Komitetit të Helsinkit, rastet e shkeljes të të drejtës zgjedhore mund t’i denoncojnë edhe përmes linjës telefonike fikse dhe celulare +389 (0)2 3119 073 dhe +389 (0)72 278 436.

Qytetarët mund t’i dorëzojnë denoncimet duke i theksuar të dhënat e tyre personale apo anonime. Të gjitha denoncimet deri te Komiteti do të hetohen plotësisht me qëllim që të verifikohet besueshmëria e tyre.

“Fshehtësia dhe pacenueshmëria e të dhënave personale janë të garantuara nga ana e Komitetit dhe të njëjtat nuk do të publikohen pa leje paraprake nga ane e qytetarëve të cilët e kanë denoncuar shkeljen”, theksohet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit./Telegrafi/