Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, urgjentisht të punohet në definimin e pozicionit të mëtejshëm të PSP-së dhe lëndëve që dalën nga “bombat”, në mënyrë që të vazhdohet mandati i saj, ose të bëhet departament i veçantë i Prokurorisë Themelore, porositën nga Komiteti i Helsinkit, në lidhje me përfundimet që nxorën nga raporti i dytë i Komisonit Evropian.
Sipas tyre, kjo rekomandohet që t’i iket shtyrjes së mëtejme të sundimit të së drejtës. Nga Komiteti i Helsinkit rekomandojnë miratim të ndryshimeve ligjore në Ligjin për dëshmitarë të mbrojtur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Komiteti rekomandojnë gjithashtu reforma në gjyqësor dhe transparencë të institucioneve. Gjithashtu edhe zbatim të reformave prioritare dhe për të cilat është pritur një kohë e gjatë.
Në raportin e Komitetit shprehen dyshime në lidhje me parregullsitë me sistemin AKMIS, për ndarjen e lëndëve. Ndërsa shtojnë se është e nevojshme një sistem për performancat e gjykatësve./Telegrafi/