Site icon Telegrafi

Komiteti i Helsinkit paralajmëron monitorim të kushteve në burgjet e Maqedonisë

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut filloi përgatitjet për monitorimin sistematik të kushteve në të gjitha institucionet e burgjeve në vend, me një fokus të veçantë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor të personave që vuajnë dënimet me burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komiteti do t’i dërgojë raportet e monitorimit në të gjitha institucionet përkatëse shtetërore, me rekomandime për përmirësimin e gjendjes në institucionet.

Në këtë drejtim, nga 7 deri më 9 shkurt 2019 u mbajt trajnim tre-ditor në Shkup për përgatitjen e një metodologjie për kryerjen e monitorimit të vizitave në institucionet dhe vendet ku mbahet burgu. Trajnerët ishin ekspertë nga organizata partnere Qendra kosovare për rehabilitimin e viktimave nga tortura.

Trajnimi u zbatua në kuadër të projektit “Jeta pas grilave”, e mbështetur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Telegrafi/

Exit mobile version