Site icon Telegrafi

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni kërkon që të hetohet përdhunimi i 13 vjeçares në Shkup

Komiteti i Helsinkit, duke e dënuar keqtrajtimin dhe përdhunimin e rastit të 13 vjeçares rome në shtëpinë për përkujdesje ditore, ka kërkuar përgjegjësi nga të punësuarit në këtë shtëpi për përkujdesje ditore dhe nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

”Të hetohet rasti në Qendrën evropiane për të drejtat e romëve në Shkup, pasi në këtë rast është e përfshirë edhe një e punësuar e këtij institucionin. Të mërren në pyetje të punësuarit pasi të njejtët nuk kanë bërë asnjë hetim rreth këtij rasti të rëndë”, thuhet në njoftimin e KIH-Maqedoni.

Përndryshe, rasti në fjalë ka tronditur opinionin, shkaku i abortit të imponuar të 13 vjeçares e cila u përdhunua nga një e punësuar në këtë institucion. /Telegrafi/

Exit mobile version