Telegrafi

Komiteti i Helsinkit: Mungon ushqimi për fëmijët refugjatë në kampin e Gjevgjelisë

Problemi më i madh në kampin e Gjevgjelisë paraqitet te shpërndarja e ushqimit. Kohëve të fundit, organizatave humanitare dhe atyre joqeveritare iu ndalua të shpërndajnë ushqim, ndërsa këtë obligim pjesërisht e morri Kryqi i kuq, ndërsa pjesërisht ushqim shpërndahet në kuzhinë dhe për të cilën përgjegjës është Ministria për punë dhe politikë sociale, thuhet në raportin javor të Komitetit të Helsinkit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Mirëpo, gjithnjë e më të shpeshtë janë ankesat e refugjatëve se ushqimi që u shërbehet javës së fundit është i njëjtë, i thatë dhe i varfër me vitamina dhe i pamjaftueshëm për të gjithë, për të cilën shkak shumë vetë janë të uritur. Sidomos vërehet mungesa e ushqimit për fëmijë. Në një rast gjatë javës, refugjatëve iu është shpërndarë ushqim që nuk korrespondon me bindjet e tyre fetare.

“Nga njohuritë prej fshatrave përreth, është gjithnjë e më i madh numri i grupeve trafikante dhe refugjatëve të cilët në mënyrë ilegale lëvizin nëpër vend“, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Ndryshe, gjatë kësaj jave, sërish nuk është regjistruar asnjë refugjat të ketë hyrë në Republikën e Maqedonisë.

Në kamp janë sjellë 4 kontejnerë të ri, në të cilët do të vendosen rastet me prioritet, respektivisht gra dhe fëmijë të pashoqëruar. Problemi paraqitet në të gjithë kontejnerët e porsavendosur në të cilët janë vendosur familje, me atë që ato nuk janë të pajisur me ngrohje. Refugjatët ankohen se bën veçanërisht ftohtë në orët e natës, thuhet në raportin e Komitetit të Helsinkit./Telegrafi/