Telegrafi

Komiteti i Helsinkit: Me mungesën e pasaportave, kufizohet lëvizja e lirë e qytetarëve

Komiteti i Helsinkit ka reaguar për problemin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që ky dikaster e ka me mungesën e pasaportave, lejeve për vozitje dhe dokumenteve tjera personale.

Nga Komiteti i Helsinkit thonë se sipas Ligjit për dokumente për udhëtim të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, është kompetencë e MPB-së që të kujdeset për formularët dhe procedurat për dhënien e pasaportave dhe dokumenteve tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lëshimi, në kuptimin e mungesës së formularëve për dhënien e dokumenteve për udhëtim, është në kundërshtim me përcaktimet strategjike të shtetit për anëtarësim në BE. E drejta e lëvizjes së lirë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kashtë kufijve të shtetit mund të realizohet vetëm nëse posedojnë pasaportë biometrike të vlefshme”.

Lexo po ashtu Jo vetëm pasaportat, në MPB mungojnë edhe lejet për vozitje

“Sipas metodologjisë për anëtarësim në BE, kapitulli i 24 (drejtësia, liria dhe siguria) në të cilën rregullohet kjo çështje, është njëri nga kapitujt që shteti do ta hap për anëtarësim në BE, me çka vendoset në pikëpyetje kapaciteti i institucioneve për përmbushjen e standardeve në pajtim me të drejtën evropiane”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Ata ju bëjnë thirrje institucioneve që të reagojnë në mënyrë adekuate dhe të gjejnë mënyrë për sanimin e dëmeve, që mund të paraqiten si pasojë e mosrealizimit të së drejtës së qytetarëve për lëvizjen e lirë jashtë shtetit./Telegrafi/