Site icon Telegrafi

Komiteti i Helsinkit Maqedoni: Romët shumë shpesh janë viktimë e diskriminimit

Komiteti i Helsinkit ka konstatuar se në vendin tonë, rritja e diskriminimit në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi është e drejtuar drejtë pjesëtarëve të bashkësisë së romëve. Sipas të dhënave të Komitetit, romët si grup i rrezikuar, shumë shpesh janë viktimë e diskriminimit dhe kanë qasje të kufizuar deri tek shërbimet sociale, shëndetësore dhe arsimore.

“Edhe njëherë, e theksojmë përpjekjet tona në luftën kundër statusit të pabarazisë dhe trajtimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të fokusuar drejtë të eliminimit të plotë të rritjes së diskriminimit dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilë ndjehen të diskriminuar në çfarëdo baze, atë ta paraqesin në Komitetin e Helsinkit”, thuhet në raport.

Komisioni i lartë për të drejta të njeriut në Kombet e Bashkuara, Michel Baçelet tha se zë gjithë qeniet njerëzore lindin të lirë, barabartë dhe se të gjithë mund të përpiqemi drejtë zhvillimit dhe mirëqenies së shoqërisë./Telegrafi/

Exit mobile version