Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut shpreh shqetësime për ndryshimet në Ligjin për rrogën minimale në Maqedoni, i cili me procedurë të shkurtë u miratua në Kuvend.
Nga Komiteti i Helsinkit konsiderojnë se shuma nominale e pagës minimale të paguar në Republikën e Maqedonisë për periudhën shtator 2017 – shkurt 2018 është rritur në 12,000 denarë, megjithatë sipas tyre, dispozitat për përmbushjen e performancës së standardizuar si kusht për pagesën e pagës minimale mbeten të njëjta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për shkak të kësaj ligji akoma nuk jep siguri se punëtorët e gjithë sektorëve do ta kenë të drejtën për marrje të rrogës minimale dhe mbeten hapësira për manipulime dhe keqpërdorime nga ana e punëdhënësve”, thonë nga Komiteti.
Ata shtojnë se miratimi i këtij ligji nuk do ta rritë rrogën minimale në sektorët ku kërkohet përmbushje e performancës normale dhe kërkojnë ndryshim urgjent në Ligjin për rrogën minimale./Telegrafi/