Komiteti i Helsinkit (KH) për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka konstatuar shkelje të shumta dhe i ka evidentuar në Raportin për të drejtat e migrantëve dhe kërkuesve të azilit në Maqedoni, për vitin 2017.
Ndër këto shkelje përmenden kufizimi i padrejtë i lirisë, keqtrajtimi, nënçmimi dhe trajtimi degradues, privimi i padrejtë nga liria, gjuha e urrejtjes dhe vepra të urrejtjes ndaj migrantëve.
Në lidhje me këtë, nga KH-ja thonë se duhet të merr fund praktika e deportimit grupor të refugjatëve dhe migrantëve, duhet të miratohet një strategji kombëtare për integrimin e migrantëve dhe refugjatëve, të vendoset një sistem i rregullt i regjistrimit, si edhe të miratohet një ligj për mbrojtje të përkohshme dhe ndërkombëtare.
Përndryshe, në Maqedoni ka 200 refugjatë, por mundësitë më të mëdha për shkeljen e të drejtave të tyre janë te ato persona që lëvizin nëpër rrugë ilegale. /Telegrafi/
*Foto Ilustrim