Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut ka konstatuar shkelje të të drejtave të të akuzuarve në gjykimin për dhunën e natës së 27 prillit.
Në raportin e tetorit të këtij komiteti është shënuar se është vërejtur trajtim jonjerëzor i të paraburgosurve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tutje, në raport thuhet se në ditët e para të gjykimit, të arrestuarit janë mbajtur par ushqim e pa ujë.
Si shkelje tjetër konsiderohet kohëzgjatja e një seance gjyqësore, dhe se ka patur raste kur një seancë gjyqësore ka zgjatur deri 12 orë./Telegrafi/