“Në 24 muaj të rritet afati për paraqitje të aktakuzës nga Prokuroria Speciale”, kërkoi sot Komiteti i Helsinkit (KH) në kornizë të iniciativës së shoqërisë civile për zbatimin e “reformave urgjente demokratike”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ashtu siç tha, kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska, ata kërkojnë buxhet të pavarur për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe vendim ligjor që prokuroria të ngelet organ i përhershëm.
“Në Këshillin Gjyqësor të propozohen nene të reja me kriteriume të reja dhe përvoja. Gjithashtu, kërkojmë njëherë që të sillet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ligji për informatorët. Vlerësojmë se vetëm me departament në Gjykatën Penale e cila do të merret me rastet që dalin nga materialet e përgjuara, PSP do të mund të punojë pa trysni”, deklaroi Pirovska.
Me këtë qëndrim, pajtohet edhe ish gjykatësja e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, sipas saj është e nevojshme që të formohet departament special në Gjykatë.
“Shihet që gjykatësit gjykojnë nën trysni. Ata kanë shkuar në seminare të ndryshme në vend dhe jashtë vendit për t’u njohur me përvojat të parapara me Kodin e ri Penal, por nuk kanë gjetur guxim që t’i realizojnë. Gjithashtu, edhe Prokuroria Publike nuk a gjetur vullnet që t’i procedojë rastet përpara se t’i paraqesë në PSP. Për atë edhe është i nevojshme departamenti special për këto raste”, tha Nikollovska. /Telegrafi/