Reformat e paralajmëruara në gjyqësor nuk po japin rezultatet e duhura. Gjendja e përgjithshme në gjyqësor vlerësohet si e keqe, me ç’rastë 54% e punëtorëve administrativ vlerësojnë gjendjen e gjyqësorit si të keqe, 62% e tyre thonë se nuk kanë besim në sistemin gjyqësor ndërsa, 89% e të anketuarve mendojnë se reformat në gjyqësor janë të rëndësishme për anëtarësimin në BE.
Këto të dhëna dalin nga anketa e realizuar nga Komiteti i Helsinkit në bashkëpunim me Institutin për Politikë Evropiane.
“Vlerësimin më të dobët e ka puna e Këshillit të Prokurorëve Publik, Këshilli Gjyqësor në emërtimin dhe shkarkimin e gjykatësve, si një nga aspektet të vlerësuara më dobët nga fusha e gjyqësorit është mospavarsimi dhe mungesa e qasjes së gjyqtarëve”, deklaroi Аrdita Imeri Abazi nga Instituti për Politikë Evropiane.
Organizatat në fjalë vlerësojnë se qytetarët kanë humbur besimin në sistemin gjyqësorë. Edhe në luftën kundër korrupsionit dhe të drejtave të njeriut vlerësimi është se gjendja është e keqe, për arsye të ndryshimit jo objektiv dhe jo të përshtatshëm të ligjeve.
Këto analiza janë bërë në hulumtimin e realizuar nga Komiteti I Helsinkit në bashkëpunim me Institutin për Politikë Evropiane për reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtave të njeriut.