Site icon Telegrafi

Komiteti i Helsinkit: Ende asgjë për hetimer rreth vdekjes së Tamara Dimovskës

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut konsideron se Prokuroria publike bën hetime joefikase dhe jotransparente për rastin e Tamara Dimovskës, e cila vdiq në vitin 2015, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komiteti bën të ditur se që nga dita kur kanë dorëzuar padinë penale për rastin e Tamarës e deri më sot, ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje nga Prokuroria themelore e Shkupit, edhe pse kanë kaluar dy vite të plota.

Për të ditur diçka më tepër për padinë, Komiteti i Helsinkit bën të ditur se bashkë me nënën e Tamarës, kanë kërkuar përgjigje në Gjykatën e lartë, Prokurorinë publike të Maqedonisë, Këshillin e prokurorëve publik.

Komiteti bën të ditur se nëse nuk do të ketë përgjigje rreth hetimeve të Tamarës, për vdekjen e së cilës akuzat hidhen në pakujdesinë e Fondit për sigurim shëndetësor, atëherë do të ankohen në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut për shkelje të efikasitetit në hetime./Telegrafi/

Exit mobile version