Site icon Telegrafi

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës: Diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka shqyrtuar dhe analizuar disa nga objektivat.

Në komunikatën e lëshuar, thuhet se FFK do të ndihmojë klubet që janë ngjitur në një nivel më lartë.

“KE i FFK-së mbajti sot mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës. KE shqyrtoi Projekt Strategjinë zhvillimore të FFK-së, ku do të përfshihen objektivat afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit të futbollit të Kosovës në të gjitha fushat”.

“KE diskutoi edhe për përkrahje të klubeve që kanë kaluar në rang më të lartë të garave, duke konstatuar se jo të gjitha kanë kushtet e nevojshme, ndaj FFK do t’u dalë në ndihmë që të jenë të përgatitura në përputhje me rangun e garave”.

“KE analizoi edhe ndeshjet e Kombëtares A që pati gjatë kësaj periudhe dhe konstatoi së ishin ndeshje të mirëseardhura për konsolidimin e Kombëtares para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022”.

“KE diskutoi edhe për përgatitjet që duhet të ndërmarrin të gjitha organet e FFK-së për edicionin e ri të garave 2021/2022 , si dhe shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version