Site icon Telegrafi

Komiteti dypalësh për histori, arkeologji dhe çështje arsimore Maqedoni e Veriut-Greqi zhvillon takimet e radhës

Delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë kërkojnë që gjeneratat e reja të të dy vendeve dhe në rajon të edukohen në shpirtin e vlerave evropiane të solidaritetit, besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) njoftojnë se dy delegacionet e Komitetit të përbashkët të ekspetëve për histori, arkeologji dhe çështje arsimore debatuan dhe miratuan një plan pune për arritjen e zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme, bazuar në parimet dhe qëllimet e UNESCO-së dhe Këshillit të Evropës për këto çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Delegacionet vendosën që takimi i radhës i Komitetit të përbashkët të mbahet në Athinë më 12 dhe 13 prill, ku pritet që çështjet të ecin përpara, me qëllim të formulimit të udhëzimeve për miratimin në të ardhmen nga Këshilli për bashkëpunim në nivel të lartë.

Kjo do të thotë se edhe lirbat greke të historisë duhet të ndryshojnë./Telegrafi/

Exit mobile version