Telegrafi

”Komitët” sulmojnë kryesinë dhe tifozët e Shkëndijës (Foto/Video)

Një incident ka ndodhur në tribunat e stadiumit “Filipi i Dytë” kur tifozët vendas “Komitët” sulmuan kryesinë e klubit të Shkëndijës dhe një grup tifozësh shqiptar të Shkëndijës në tribunën jugore, transmeton Shqipmedia.

Menjehërë ka intervenuar Policia Speciale dhe i kanë ndaluar tifozët e Vardarit ndërsa kryesia e klubit dhe tifozët shqiptarë janë larguar nga stadiumi.

Udhëtimi i tifozëve të Shkëndijës në mënyre të organizuar ishte ndaluar nga FFM./Telegrafi/