Telegrafi

Komisioni zgjedhor në Gjevgjeli përgatitet për referendumin për xeheroret në Kozhuf

Komisioni zgjedhor komunal (KZK) nga Gjevgjelia organizon sot edukim njëditorë të obligueshëm për anëtarët dhe zëvendësuesit e këshillave zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i trajnimit ka të bëjë me realizimin e suksesshëm të referendumitë të 23 prillit, ku qytetarët e Gjevgjelisë do të deklarohen nëse janë për, apo kundër hapjes së xeheroreve të arit në malin Kozhuf.

Mbi 19 mijë banorë të të Gjevgjelisë do t’u drejtohen 37 vendvotimeve për ta shprehur mendimin e tyre rreth kësaj çështje./Telegrafi/