Telegrafi

Komisioni i Venedikut jep vlerësim pozitiv për Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi në Maqedoni

“Ligji i ri për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ka një numër të madh të aspekteve pozitive”, është vlerësimi i Komisionit të Venedikut, i cili ka rishikuar propozim-ligjin më 16 dhe 17 mars dhe ka përfunduar se ai është shumë më i mirë se ligjit aktual.

Si dobi në ligjin e ri Komisioni i Venedikut përmend paditë për mbrojtje nga diskriminimi në interes publik (actio popularis), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa si vlerësim pozitiv është cekur edhe pavarësia financiare e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, si dhe zgjerimi i përgjegjësisë dhe kompetencave të tij.

Komisioni i Venedikut gjithashtu ka vlerësuar edhe atë që shoqatat relevante dhe organizatat tjera mund të inicojnë procedura në emër ose në mbrojtje të viktimave të diskriminimit.

Komisioni i Venedikut ka dhënë gjithashtu disa rekomandime që ligji të përmirësohet dhe të sigurohet miratim me ndërkombëtarët si dhe standardet evropiane./Telegrafi/