Telegrafi

Komisioni i Venedikut jep mendim pozitiv për Ligjin për gjyqësinë në Maqedoni

Komisioni i Venedikut ka dhënë mendim pozitiv të jashtëzakonshëm për ndryshimet në Ligjin për gjyqësi në Maqedoni.

Mbledhja e sotme e këtij Komisioni e miratoi mendimin e sotëm, ku u tha se numri më i madh i mendimeve të dhëna në vitet e kaluara janë përfshirë në Ligjin që tashmë ka hyrë në procedurë ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si ndryshime kyçe përmenden ato që kanë të bëjnë me bazën e përcaktimit të përgjegjësisë disiplinore te gjykatësit.

Më herët, Renata Deskoska, Ministre Drejtësisë deklaroi se pret mbështetje nga të gjithë deputetët e Kuvendit, pasi që Komisioni i Venedikut i ka verifikuar ndryshimet e propozuara./Telegrafi/