Site icon Telegrafi

Komisioni i Venecias: Ilir Meta shkeli kushtetutën pasi anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre

Komisioni i Venecias ka kthyer përgjigje në lidhje me çështjen e Komisionit Hetimor parlamentar për Presidentin Meta.

Komisioni i Venecias ka dalë në konkluzionin se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën.

Në raportin e siguruar nga Top Channel thuhet se “Presidenti shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetence të tillë në Kushtetutë e në ligj”.

Sipas raportit të Komisionit të Venecias, ‘zgjedhjet lokale mund të anulohen vetëm në situatë emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose në bazë të zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregullat e vendosura me ligj, të përkohshme).’

Presidenti nuk e ka këtë pushtet. Anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas bëhet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, procedurë që normohet nga Kushtetuta.

Ne rastin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kjo procedurë nuk është respektuar. Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk i ka paraprirë as ndonjë marrëveshjeje politike për të krijuar zgjidhje ligjore ad-hoc.

Exit mobile version