Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) e mbajti seancën e radhës ku e miratoi Rregulloren për Komisionin dhe për mënyrën e procedimit për zgjidhjen të parashtresave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
KSHZ-ja njofton se të dy dokumentet që rregullojnë aspekte të rëndësishme dhe të ndërlikuara të punës së KSHZ-së janë miratuar pas një procesi disamujorë që filloi pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2016.
Gjatë këtij procesi është bashkëpunuar edhe me një konsultues të jashtëm i angazhuar nga Komisioni i Venecias pranë Këshillit të Evropës. Të dy dokumentet do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe në faqen e internetit të KSHZ-së./Telegrafi/