Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pas disa zërave do të hap lëndë për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, në lidhje me përzierjen e tij në zgjedhjen e kompanisë e cila është dashur të vendosë sistem të radarëve në aeroportet e Maqedonisë.
Lënda do të hapet pasi në opinion u publikua audio-incizimi, në të cilin dëgjohej se si Rashkovski bënë marrëveshje për realizimin e tenderit, të cilin fitoi kompania italiane “Leonardo”, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Nova TV.
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit do të kontrollojë nëse Rashkovski vërtetë ka marrë detyrë nga Qeveria për të biseduar për tenderin dhe nëse është ligjore të bisedojë me përfaqësues të kompanisë italiane, por edhe për akuzat e opozitës se ai ka marrë ryshfet./Telegrafi/