Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor sot do të bëjë shqyrtimin e kërkesës së banorëve për çështjen e Hades.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.
Banorët e mbetur të Hades patën kërkuar ndihmë nga Kuvendi i Kosovës që t’u mundësohet të jetojnë në kushte normale.
Komisioni Parlamentar për Bujqësi rreth dy muaj më parë ka shqyrtuar draft-rekomandimin për dislokimin e banorëve të Hades dhe Shipitullës, për shkak të jetesës së vështirë të banorëve. /Telegrafi/